Ministri Mujota priti Ministrin e Ndërtimit dhe Planifikimit Fizik, të Kroacisë Ivan Vrodljak

Në këtë takim ministri Mujota e njohu ministrin Vrodljak me inetnzitetin e zhvillimit të punimeve në Autostradën Vërmicë-Merdar, i cili tha se këtë vit do të arrihet ndërtimi i 60 kilometrave të kësaj autostrade.   Mujota po ashtu foli rreth projektit tjetër të Autostradës e cila pritet që të fillohet, përkatësisht Autostrada Prishtinë-Shkup, për të cilën projekti tashmë ka përfunduar, ndërsa pritet që të vendoset vetëm forma e financimit të saj. 

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me shtetin e Kroacisë, Ministri Mujota theksoi se tashmë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.   Një bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, sipas ministrit Mujota është edhe ai në hekurudha, pasi që kompanitë kroate e kanë bërë riparimin e disa lokomotivave të transportit hekurudhor kosovar.   Sa i përket Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Ministri Mujota vlerësoi se ky aeroport tashmë është dhënë me koncesion, dhe është duke vazhduar ndërtimi i tij. 

Kreu i Infrassrukturës u shpreh se duhet të vazhdohet me bashkëpunimin në mes të këtyre dy shteteve pasi që përvojat e Kroacisë, janë ato që i ndihmojnë Kosovës,  si model në realizimin e projekteve, e sidmos atyre rrugore.   Ndërsa ministri kroat Vrodljak, theksoi se duhet të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovsë dhe Kroacisë, edhe në fushat tjera, siç është arsimi, pastaj Aviacioni Civil. Vrodjlak vlerësoi se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën duke bërë plane të përbashkëta dhe marrëveshje të përbashkëta. Ju ofrojmë te gjitha ndihmat e nevojshme për Kosovën, sigurisht që Kroacia do të jetë ajo që do t’ju mbështesë, edhe në të ardhmen, tha Vrodljak.

Foto Galeria

Video Galeria