Ministri Mujota pjesëmarrës në Simpoziumin për Infrastrukturë dhe transport në Austri

Ministri Mujota i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z.
Sabri Kiçmari po merr pjese ne Simpoziumin për Infrastrukture dhe Transport i
cili po mbahet ne Vjenë të Austrisë.

Simpoziumi i Vjenës është organizuar nga “Future Buisness Austria-FBA”
ndërsa, në të po marrin pjesë ministra, kancelarë dhe ish-presidentë nga disa
vende evropiane, si dhe anëtarë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Ministri Mujota në prezantimin e tij në këtë simpozium foli për “Infrastrukturën
dhe Transportin në Republikën e Kosovës, projektet ndërkufitare – lidhje me
Evropën”, ku prezantoi zhvillimet dhe arritjet e deritanishme të vendit tonë në
fushën infrastrukturore, si dhe objektivat e së ardhmes në funksion të zhvillimit
dhe integrimit rajonal dhe më gjerë.

Ministri Mujota ishte panelist në diskutimin e perspektivës evropiane dhe
zhvillimore për vendet e rajonit përfshirë Kosovën, diskutim që zgjoi interesim
dhe diskutime të shumta nga pjesëmarrësit.

Foto Galeria

Video Galeria