Ministri Lutfi Zharku vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

22 Janar 2016

Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, i shoqëruar nga kabineti i tij dhe përfaqësues të kompanisë Bechtel & Enka, vizituan sot punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, përkatësisht segmentin Kaçanik – Hani i Elezit. Punimet në këtë autostradë po vazhdojnë dhe çdo gjë po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë edhe pse me një ritëm më të ngadalësuar për shkak të kushteve atmosferike por, që po bëhen të gjitha përgatitjet që me përmirësimin e motit të shtohet edhe vëllimi i punëve. Punimet e kësaj autostrade pritet të përfundojnë në fund të vitit 2017, ndërsa ky projekt do të kushtojë 600 milionë euro. 

Foto Galeria

Video Galeria