Ministri Limaj vizitoi sot punimet e filluara në rrugën Ferizaj-Greme-Baincë e gjatë rreth 10 kilometra

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj nën shoqërimin e kryetarit të Ferizajit, Bajrush Xhemajli, vizituan sot, punimet të cilat kanë filluar për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Ferizaj-Greme-Baincë.

Pas përshkrimit të gjithë kësaj rruge dhe vëzhgimit nga afër të këtyre punimeve të cilat janë duke u bërë, kreu i MTPT-së, Fatmir Limaj, tha:” Së bashku me kryetarin e komunës ne kemi dalë sot për të promovuar, dhe për të parë zhvillimet e punimeve të një projekti tepër të madh dhe të rendësishëm, jo vetëm për komunën e Ferizajit”.

Limaj, gjithashtu theksoi :” Jemi në një rrugë e cila lidhë ose kalon përmes tri komunave, në një rrugë ku praktiskisht dhe përfundimisht, do të zgjidhë problemin e mbi 15 mijë banorëve dhe e cila lidhë qendrën e Ferizajit dhe fshatrat për rreth, rrugë e cila do të lidhë mundësojë që më lehtë të shkohet deri në pjesën turistike të vendit ton[, në Brezovicë”.

Minisri Limaj gjithashtu e falenderoi kryetarin  Xemajli për përzgjedhjet strategjike, në përputhsmëri të plotë me politikën e Qeverisë dhe ministrisë së Transportit sepse inetresimi ynë që investimet tona të jenë strategjike, intergruese tha ai.

“Mendoj se kjo rrugë i ka plotësuar të gjitha kriteret strategjike, interguese dhe ekonomike për banorët e kësaj ane për faktin se kjo rrugë jo vetëm se do të bëjë më të lehtë komunikimin dhe lëvizjen e qytetarëve të këtyre komunave por kjo rrugë do t’i hap një prespektivë të re zhvillimit të Ferizajit, dhe komunave tjera, në aspektin ekonomik dhe turistik” shtoi ministri Limaj.

Ministri Limaj poashtu pohoi:” Në këtë komunë ne jemi duke vazhduar me realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore, kemi kaluar nga projektet urbane, në invetimet tjera duke ju premtuar se do të vazhdojmë ndërtimin e një rruge tepër të rëndësishme e cila ka afekt ekonomik dhe turistik, konkretisht është fjala për rrugën e Nerodimës i cili projekt do të fillojë në vitin 2010”.

Limaj bëri të ditur se deri më tani investimet në këtë komunë janë jashtëzakonisht të mëdha, duke realizuar projekte në vlerë mbi 6 apo 7 milionë euro.

Ndërsa kryetari i Ferizajit, Bajrush Xhemajli, theksoi:” E falenderoj MTPT-në dhe Qeverinë sepse ne çdo herë kur kemi bërë ndonjë kërkesë, ato janë marrë seriozisht, dhe kanë hasë në mirëkuptim, duke u realizuar projekte çdo ditë e më shumë”.


“ Kemi invetuar bashkë me Qeverinë në aspektin strategjik në mënyrë që Ferizaji të lirohet, nga komunikacioni i shumtë përmes rrugëve të cilat po ndërtohen dhe natyrisht, në aspektin ekonomik kanë vlerën e vet. Kjo rrugë e cila ka filluar të punohet, ka marrë një dinamikë shumë të fuqishme, dhe besoj që do të jetë ajo rrugë e cila do të përmirësoj cilësinë e jetës së qytetarëve”.

Foto Galeria

Video Galeria