Ministri Limaj peruroi sot dy rrugë te reja në Skenderaj me gjatësi rreth 10 kilometra

Në kuadër të përurimeve të rrugëve të reja, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari i Skenderajit Sami Lushtaku, sot përuroi dy rrugë të asfaltuara. Rrugën për fshatin Kotorr e cila ka një gjatësi rreth 4.5 kilometra si dhe rrugën e Radishevës mbi 5 kilometra.

 

Sikurse në rajonet tjera të vendit tonë, Qeveria e Republicës së Kosovës, edhe në komunën e Skenderajit ka bërë ndërtime të fuqishme në infrastrukturën rrugore, tha në prononcimin e tij për media ministri Limaj dhe shtoi:”Qëllimi ynë është për të vazhduar që qytetarëve të vendit tonë, t’ua bëjmë jetën më të mirë, në mënyrë që të vazhdojnë të jetojnë në vendbanimet e tyre. Dora e shtetit dhe përkujdesja ndaj qytetarëve të tij po shihet konkretisht, duke e transformuar për të mirë jetën e tyre, por dhe duke ofruar më afër bukuritë e vendit tonë”.

 

Jam i bindur se me investimet tona, që janë bërë në këtë komunë, ju kemi mundësuar qytetarëve të kësaj komune, përmirësimin e kushteve të jetesës si dhe duke ju ofruar mundësinë për të zhvilluar ekonomitë e tyre shtëpiake, vlerësoi ministri Limaj.

 

Duke folur rreth përmirësimit të inftasrukturës rrugore në vendin tonë, kreu i MTPT-së, theksoi:” Kemi thënë që po bëjmë zhvillim harmonik të Kosovës, fshatrat kosovare po transformohen dhe po marrin një pamje tjetër, ky shembull është një shembull konkret, se me angazhimet tona të përbashkëta, kemi ndryshuar për të mirë jetën e banorëve të Skenderajit dhe kështu jemi duke vazhduar dhe do të vazhdojmë edhe në komunat tjera të vendit tonë”.

 

Kjo zonë dhe ky rajon ka qenë tërësisht të harruar në të kaluarën, sa i përket infrastrukturës rrugore, potencoi ministri Limaj, dhe ceku se nga informacionet e siguruara nga kjo komunë, del që deri në vitin 2007, në fshatrat e komunës së Skenderajiit ka pasur vetëm 1 për qind të rrugëve të asfaltuara, ndërsa tani kjo infrastrukturë ka arritur që të ketë një ngritje deri në 75 për qind.

 

Besoj se deri sa të pëfundohet mandati i qeverisjës aktuale të kësaj komune, ne do ta rrumbullaksojmë 100 për qind asfaltimin e rrugëve të kësaj komune tha në fund të fjalës së tij ministri Limaj.

 

Ndërsa kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku lidhur me realizimin e projekteve rrugore në komunën të cilën e drejton, falenderoi Qeverinë e vendit dhe ministrinë e transportit të udhëhequr nga ministri Limaj, për ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.

Foto Galeria

Video Galeria