Ministri Limaj dhe përfaqësuesit e Komisionit Ndërministror
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomuniakcionit, Fatmir Limaj dhe anëtarët e Komitetit Ndërministror të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht ministrat: Ahmet Shala MEF, Lutfi Zharku MTI dhe Mahir Jagxhillar, MAPH, si dhe drejtori u.d. i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, u takuan me përfaqësuesit me përfaqësuesit e kompanisë Naco Innova, e cila është përzgjedhur si këshilltar transaksional për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, lidhur me fillimin e studimit dhe evaluimit të këtij aeroporti. Me këtë rast ministri Limaj i cili njëherit është edhe udhëheqës i këtij komisioni ndërministror theksoi: ? Ne jemi të vendosur që të punojmë në mënyrë transparente dhe fektive gjë që tregon edhe vet procesi i përzgjedhjës së kësaj kompanie. Ne duam që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës të identifikohet si Air Aeroport në Kosovë, në mënyrë që të ketë shenja dalluese dhe identifikuese në shtetin e ri?. Ministri Limaj kërkoi nga përfaqësuesit kompanisë Naco Innova që të gjitha punët të realizohen sipas afatit të paraparë dhe sipas kërkesave të cilat i ka ofruar Qeveria e Kosovës. Ne po futemi në një proces të evaluimit, rekomandimet që do të vijnë nga partneri ynë, ne do t?i marrim parasyshë dhe pastaj do të marrim vendimet se si do të vazhdojmë më tutje. Nuk duhet të paragjykohet ky proces, sepse ne ende nuk kemi në tavolinë se si do t?i qasemi dhënies me koncesion të këtij aeroporti, vlerësoi ministri Limaj. ? Kompania në fjalë e ka për detyrë që të na jep rekomandimet e tyre, edhe ne i kemi idetë tona dhe pastaj do të vie një fazë se si do të vendosim lidhur me ANP-në? tha Limaj. Sipas ministrit Limaj, Qeveria e Kosovës është e interesuar që gjatë këtij procesi t?i mbrojë ineteresat e qytetarëve dhe gjithashstu të del në mbrojtje të punëtorëve të këtij aeroporti. Ndërsa përfaqësuesi i Kompanisë fituese të këtij tenderi për vlerësimin e Aeroportit të Prishtinës Hans Monand, premtoi se do të paraqesin para këtij komisioni një studim të hollësishëm për këtë aeroport.. Ky takim i këtij niveli ishte i pari në mes të këtij komiteti dhe përfaqësuesëve të kësaj kompanie, e cila ka fituar tenderin për këshilltar financiar për aeroportin e vendit tonë.