Ministri i MIT, Dimal Basha merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kisha kënaqësinë të jem pjesëmarrës dhe një nga prezantuesit në Forumin Ekonomik të Vjenës, përkrah Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres Mimoza Kusari-Lila.


Ky forum, si një nga platformat më të rëndësishme për dialog ekonomik, bashkëpunim rajonal dhe investime në Evropën Juglindore, mbledh liderë qeveritarë, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, investitorë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.


Pjesëmarrja në këtë forum ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar vizionin dhe projektet strategjike infrastrukturore të Republikës së Kosovës, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të vendit tonë.


Ndër projektet kryesore që prezantova ishin një sërë projektesh strategjike hekurudhore dhe rrugore, të cilat synojnë përmirësimin e ndërlidhjes së Kosovës me rajonin dhe korridoret evropiane të transportit, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim ekonomik, tregti dhe lëvizje të njerëzve e mallrave.


Këto investime nuk janë vetëm projekte infrastrukturore, por pjesë e vizionit tonë për integrimin e Kosovës në rrjetet evropiane të transportit dhe në tregun e përbashkët evropian. Përmes zhvillimit dhe ndërlidhjes së transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror me korridoret kryesore evropiane, ne po krijojmë kushtet për lëvizje më efikase të njerëzve dhe mallrave, rritje ekonomike të qëndrueshme dhe avancim të mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria