Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti krerët e BSPK-së

Prishtinë, 22 janar 2015

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës – me kryetarin Haxhi Arifi dhe nënkryetarin Alush Sejdiu. 

Në takim ministri Zharku dhe mysafirët e tij zhvilluan një bisedë lidhur me çështjet që janë në interes të të dy palëve. Haxhi Arifi e informoi ministrin Zharku lidhur me aktivitetet e BSPK-së. Në këtë kontekst ai tha se BSPK planifikon që të bëhet një marrëveshje sektoriale në përputhjen me marrëveshjen kolektive me të cilën do të mbrohen të drejtat e punëtorëve të sektorit të telekomunikimit dhe infrastrukturës.

Ministri Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës do t’i përkrahë aktivitetet e BSPK-së, veçmas ato në fushën e infrastrukturës, hekurudhave.

Foto Galeria

Video Galeria