Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson

Prishtinë, 17 dhjetor 2014

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson. Gjatë bisedës ministri Zharku e informoi ambasadoren për zhvillimin e fushave, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, në veçanti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, për projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, si për zhvillimin e transportit . 

Ai njëkohësisht falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme të Sheteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin ekonomik të Kosovës, e sidomos të sektorëve që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.

Ambasadorja Jacobson e uroi z. Zharku për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri duke shprehur gadishmërinë për baskëpunim në të ardhmen. Gjatë bisedës ajo konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Ambasadës së SHBA-së për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë si parakusht esencial për zhvillimin ekonomik të vendit, për krijimin e një sistemi efikas të transportit tokësor, si dhe për zhvillimin e sektorit të aviacionit civil dhe për anëtarësimin e Kosovës në ICAO.

Foto Galeria

Video Galeria