Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, përuroi rrugën Loxhë-Kërstoc të komunës së Pejës

Prishtinë, 03 nëntor 2015

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë qëndroi në komunën e Pejës dhe me atë rast përuroi rrugën Loxhë-Kërstoc, me gjatësi prej 11.2 kilometrash, vlera investuese e së cilës është afër 1 milion e 600 mijë euro.


Në fjalën përuruese ministri Zharku tha se sot ndodhet në atë trevë që në emër të Qeverisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Infrastrukturës të bëjë përurimin e këtij segmenti jashtëzakonisht të rëndësishëm rrugor. Njëkohësisht, ministri Zharku vlerësoi se punimet e kryera në këtë rrugë janë cilësore dhe për këtë i përgëzoi qytetarët e kësaj ane. Ministri po ashtu deklaroi se Peja dhe kjo trevë do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe tha se kjo do të shihet edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.


Qytetarët e Loxhës dhe të Kërstocit për rrugën e re i përgëzoi edhe zëvendësministri Fehmi Mujota.


Përfaqësuesi i strukturave lokale, Rexhë Krasniqi, në emër të banorëve të Loxhës dhe Kërstocit i përshëndeti Ministrinë e Infrastrukturës, ministrin Lutfi Zharku me stafin e tij, si dhe strukturat komunale dhe i falënderoi ata për rrugën që u ndërtua në afat rekord dhe me standarde bashkëkohore, duke shprehur dëshirën që investimet në këtë trevë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Foto Galeria

Video Galeria