Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me komunën e Parteshit

20 korrik 2016 

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi Komunën e Parteshit, ku u taku me kryetarin e kësaj Komune, Dragan Nikolic.

Me atë rast u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Parteshit për një investim në vlerë prej 120,000.00 euro.

Ministri Zharku shprehu përkrahjen e tij për Komunën e Parteshit duke theksuar:

“Unë jam këtu në vizitë që të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi për investime në infrastrukturën rrugore. Siҫ e dini, shuma me rishikimin e buxhetit, nga 100,000.00 euro është rritur në 120,000.00 euro.  Ne besojmë që këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrën sa më të mirë dhe sa më të efektshme për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe natyrisht për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit”.  

Me këtë rast, kryetari i Parteshit, Dragan Nikolic falënderoi ministrin Zharku për vizitën e bërë dhe përkrahjen e dhënë.

“Fillimisht e falëndëroj ministrin për vizitën e sotme, mirëkuptimin dhe për qëllimin e mirë për të na ndihmuar. Ne nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit në vlerë 120,000.00 euro për investimin e ndërtimit të rrugëve në Partesh. Ne do t’i shfrytëzojmë këto mjete në investimin e projekteve të domosdoshme me përgjegjësi të lartë”, theksoi kryetari I komunës së Parteshit, Dragan Nikolic.

Foto Galeria

Video Galeria