Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në vizitë ambasadoren e Francës së vendin tonë, Marsye Daviet

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në një takim punë ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marsye Daviet. Në këtë takim, ministri Mujota e falenderoi ambasadoren e Francës për përkrahjen e dhënë në proceset e deritashme të zhvillimit të Republikës së Kosovës dhe shprehu bindjen për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat, po ashtu edhe  në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Gjatë takimit, ministri Mujota e informoi ambasadoren Daviet me organizimin dhe veprimtarinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe me zhvillimin e infrastrukturës rrugore, duke e informuar për dy projektet e mëdha infrastrukturore: autostradën Vërmicë-Besi, që shëtë përuruar në fund të nëntorit të vitit 2013, dhe autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, e cila lidh Kosovën me Maqedoninë dhe që do të fillojë të ndërtohet së shpejti.

Gjatë bisedës me ambasadoren Marsye Daviet, ministri Fehmi Mujota e informoi atë edhe për zhvillimin e transportit, duke potencuar se vendi ynë tashmë ka marrëveshje për qarkullimin e lirë të mallrave dhe udhëtarëve me disa shtete të rajonit dhe të pjesëve të tjera të Evropës dhe se arritjes së marrëveshjeve të këtilla do t’i kushtohet vëmendje meritore edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Në fund të takimit ambasadorja Daviet e falënderoi ministrin Mujota për mikrpitjen dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Foto Galeria

Video Galeria