Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në takim Shefin e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Daniel Alker, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), z. Islami
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e partnerëve gjermanë, si dhe për prioritetet e Ministrisë në zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Me këtë rast u prezantuan planet për investimet e ardhshme, të cilat synojnë modernizimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe përmirësimin e lidhjeve brenda vendit dhe me rajonin.
Bashkëpunimi me Republikën Federale të Gjermanisë dhe institucionet e saj financiare mbetet një partneritet i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të infrastrukturës në Kosovë. Palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projekteve me interes për qytetarët dhe zhvillimin e vendit.
Kliko VIDEO










