Ministri Dimal Basha vizitoi punimet në rrugën Korishë – Kabash
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, vizitoi sot nga afër punimet në projektin rrugor Korishë – Kabash, në Prizren, ku punimet po avancojnë përtej planit dinamik të paraparë.
Ky projekt, me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë prej 4.1 milionë eurosh, është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Rruga Korishë – Kabash po krijon lidhje të reja dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe qasjen për banorët e kësaj ane. Për më tepër, ky investim po ndikon në rritjen e vlerës së pronave dhe po krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë lokale.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, duke realizuar projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe lidhin më mirë çdo cep të Republikës së Kosovës.
Kliko VIDEO










