Ministri Basha po merrë pjesë në Connecting Europe Days 2026, të Komisionit Evropian për transportin dhe mobilitetin
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha po marr pjesë në Connecting Europe Days 2026, që po mbahet në Bruksel,ngjarjen kryesore të Komisionit Evropian për transportin dhe mobilitetin, ku bashkohen përfaqësues të institucioneve evropiane, qeverive dhe institucioneve financiare për të diskutuar të ardhmen e rrjeteve të transportit dhe investimeve në Evropë.
Në fjalën e tij Ministri Basha prezantoi prioritetet e Kosovës për transformimin e infrastrukturës dhe projektet që janë në realizim – nga rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10, që po shkon drejt përfundimit, te lehtësimi i procedurave kufitare përmes sistemeve One Stop Shop dhe Green Lanes, e deri te projektet e reja strategjike që po i përgatisim me intensitet.
Në veçanti, ministri Basha prezantoi projektet hekurudhore Durrës–Prishtinë dhe Prizren–Bujanoc, duke i njoftuar pjesëmarrësit se së bashku me Ministrin Karakaçi kemi filluar përgatitjen e dokumentacionit që synojmë
ta prezantojmë para Komisionit Evropian. Njëkohësisht, theksova domosdoshmërinë e përfshirjes së këtyre projekteve në rrjetin TEN-T, për të fuqizuar dimensionin e tyre evropian dhe për të krijuar mundësi më të mëdha për financim dhe mbështetje nga institucionet
ndërkombëtare financiare.
Në përmbyllje, ministri Basha zhvilloi një takim të përbashkët ndërmjet ministrave, Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Hekurudhat, znj. Oana Gherghinescu dhe Koordinatorit Evropian për
Korridorin e Transportit Ballkani Perëndimor–Mesdheu Lindor, z. Marian-Jean Marinescu.
\"Së bashku u pa mundësia e propozuar nga ana e ministri Basha për angazhimin dhe bashkërendimin e ekipeve të ekspertëve që do t’i mbështesin vendet tona jo vetëm në implementimin e projekteve, por edhe në koordinimin
ndërkufitar, në mënyrë që infrastruktura hekurudhore që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor të jetë e integruar, interoperabile dhe plotësisht funksionale ndërmjet vendeve të rajonit.
Kliko VIDEO










