Ministri Basha, me ftesë të Kryeministrit, Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, tashmë shtetas të Republikës së Kosovës

 Dje, Ministri Dimal Basha, me ftesë të Kryeministrit, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, tashmë shtetas të Republikës së Kosovës, së bashku me anëtarët

e Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe miq e veprimtarë që ndër dekada kanë dhënë kontribut të çmuar për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Joe DioGuardi ka qenë një prej zërave më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara në periudhat më të vështira. Së bashku me Shirley Cloyes DioGuardi, ai ka mbrojtur me vendosmëri kauzën shqiptare dhe ka kontribuar që e vërteta për Kosovën të dëgjohej në institucionet më të larta amerikane.
Republika e Kosovës u është thellësisht mirënjohëse për kontributin e tyre shumëvjeçar. Është kënaqësi e veçantë që Joe dhe Shirley, të cilët për dekada e kanë ndarë kauzën tonë, tashmë ndajnë me ne edhe shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria