Ministri Abrashi priti në takim drejtorin e BERZH

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të hënën (15.06.2020), ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor.


Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Taylor diskutuan për mbarëvajtjen e projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH.


Ministri Abrashi e informoi për projektet me prioritet në mandatin e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me BERZH, me qëllim të realizimit të punëve të mira për Kosovën.

Foto Galeria

Video Galeria