Me marshin me biçikleta MMPHI shënoi “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures ne bashke-organizim me Ministrine e Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit, Policine e Kosoves, Komunen e Prishtines dhe OJQ-ne ''Marakli t'Biciklave'', shenuan ''Diten Nderkombetare pa Makina'' e cila tashme eshte bere tradicionale me 22 shtator 2023.
Kryesuesi i Keshillit Organizativ z. Besmir Kokollari potencoi qe MMPHI ne vazhdimesi shenon festat mjedisore ne kuader te kalendarit mjedisor, gje qe edhe sot po shenojme 22 shtatorin ''Diten Nderkombetare pa Makina''.
Me marshin me bicikleta me c'rast u be ndalim-qarkullimi per makina, u krijua hapesira publike per aktivitete, ecje dhe ciklizem, me te cilin percuam nje mesazh tek qytetaret qe te perdorin sa me shume bicikleten, transportin publik, dhe mjetet tjera alternative qe shkaktojne sa me pak ndotje apo zero ndotje. MMPHI eshte e perkushtuar te beje keto aktivitete ne vazhdimesi qe do te ndikojne per ngritjen e nivelit per edukim dhe ndergjegjesim mjedisor.
z. Pellumb Bajqinofci, perfaqesues nga Komuna e Prishtines, me kete rast u zotua se komuna e Prishtines do te punoj edhe me shume ne rregullimin e infrastruktures e nevojshme per bicikleta dhe trotinet.
Perderisa Berat Rakovica nga OJQ-ne ''Marakli t'biciklave'', shprehet se me mire do te ishte qe te krijohet infrastruktura e duhur qe rruget te jene te shfrytezuara edhe nga makinat edhe nga bicikletat.
Drejtori i drejtorise regjionale te Prishtines nga Policia e Kosoves, z. Basri Shabani, tha se Policia e Kosoves, ka bashkepunuar ngushte me Keshillin Organizativ per implementimin e ketij aktiviteti dhe ka marre te gjitha masat operative qe te sigurohen qytetaret gjate ketij aktiviteti.
Po ashtu sot ne ora 19:30 ju ftojme ne aktivitetit e radhes ''Kinemaja me Bicikleta''- ''Bike On Cinema''-Parku Taukbashqe, Prishtine, ku pjesemarresit inkurajohen te vine ne kinema me bicikleta.