Me ftesë të drejtuesve të Federatës Ndërkombëtare të Rrugëve (IRF), ministri Mujota po merr pjesë në Konferencën Botërore të kësaj feder

Është kjo hera e parë që Republika e Kosovës merr pjesë në takime të këtij niveli, ku marrin pjesë rreth 2000 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve edhe 15 ministra nga vende të ndryshme dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore znj.Inger Andersen.

Federata Ndërkombëtare e Rrugëve është institucioni me kredibil në shkallë botërore në fushën e infrastrukturës rrugore dhe transportit.

Në takimin ministror, ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota në fjalën e tij prezantoi sukseset dhe arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e infrastrukturës rrugore dhe transportit, si dhe vizionin e Qeverisë për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejmë në këto fusha.

Ai theksoi ndërtimet e reja të rrugëve nacionale dhe autostradën Vërmicë-Prishtinë si një nga parakushtet e zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë në rajon dhe më gjerë.

Ministri Mujota, i shoqëruar nga ambasadori ynë në Arabinë Saudite,z. Rexhep Boja, ka realizuar  takime të shumta me ministra dhe diplomatë të vendeve të ndryshme, përfshirë ministrin e transportit të Arabisë Saudite, atë të Koresë Jugore, Malajzisë, Jemenit, Turqisë, pastaj përfaqësuesit e Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim etj.

Po kështu, ai ka pasur një intervistë për IRF-në dhe disa prononcime për mediat e huaja pjësmarrëse në frymën e promovimit sa më të denjë të vendit dhe  projekteve që janë duke u kryer dhe do të kryhen në këtë lëmi.

Foto Galeria

Video Galeria