Mbyllet rruga Glloboçicë - Tetovë dhe Brezovicë - Prevallë

Prishtinë

5 Janar 

 

Njoftojmë se për shkak të reshjeve të shumta të borës që kanë rënë gjatë ditës së sotme janë mbyllur për qarkullim përkohësisht rrugët Glloboçicë-Tetovë, e cila e lidhë Kosovën me Maqedoninë dhe rruga tjetër Brezovicë-Prevallë.

 

Ky bllokim ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes se orteqeve të mëdha të borës.

 

Zhbllokimi i këtyre rrugëve pritet që të bëhet nga nesër në mëngjes nga ekipet tona për mirëmbajtjen e rrugëve.

Për zhbllokimin e tyre do të njoftoheni me kohë. 

Foto Galeria

Video Galeria