LIMAJ PËRUROI RRUGË 10 KILOMETËRSHE, E CILA LIDH TRI KOMUNA:FERIZAJIN-KAÇANIKUN DHE SHTERPCËN

Sot, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomuniakcionit, Fatmir Limaj përuroi rrugën e re të sapoasfaltuar, rrugë kjo e cila ka një gjatësi prej 10 kilometrave dhe e cila i lidh tri komuna: Ferizajin-Kaçanikun dhe Shterpcën.

 

“ Përurimi i kësaj rruge sot, ka një domethënie të veçantë sepse kjo rrugë po lidh tri komuna dhe shumë fashtra, rrugë e cila do të hapë një prespektivë të re ekonomike. Rruga e re do t’ju shërbejë banorëve që jetojnë në këtë zonë”, pohoi ministri Limaj pas përurimit të rrugës Doganaj – Greme – Baincë - Ferizaj.

 

Ministri Limaj, gjithashtu theksoi :” Përmes punës së bërë ne kemi arritur që fashtrat e vendit tonë t’I urbanizojmë, dhe t’i bëjmë fshatra të Kosovës së re. Në aspektin ekonomik kjo rrugë ka një pesh të madhe për faktin që, Ferizaji e shkruton diastancën në drejtim të Maleve të Sharrit dhe Brezovicës pitoreske për 10 kilometra. Kur themi Ferizaji nënkuptohet edhe për pjesët tjera të vendit tonë që rrugën deri në Brezovicë do ta kemi më të shkurtër”.

 

Me këto ndërtime, të reja siç është ky sot, ne po ju ofrohemi bukurive të vendit tonë, siç është Brezovica dhe ky është qëllimi ynë në drejtim të zhvillimit të turizmit të vendit tonë, vlerësoi kreu I MTPT-së, duke shtuar se ky investim ka qenë shumë i drejtë dhe shumë i nevojshëm.

 

Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve të larta njëherit është është rruga e parë në vendin tonë e cila është asfaltuar me gurë vullkanik.

 

Unë ndihem I nderuar dhe me fat që po kemi mundësi t’ua ndryshojmë jetën banorëve tanë, shtoi ministri Limaj.

 

“Me realizmin e këtyre projekteve po lidhemi me Malet e Sharrit dhe njëkohësisht do të lidhemi me grykën e Nerodimës. banorët e komunave të Ferizajit, Kaçanikut, Vitisë dhe Lipjanit do të pajisim me dy zona ku qytetarët do të kenë mundësinë të kalojnë pushimet edhe në Malet e Sharrit por edhe ato të Nerodimës, ku janë po aq të bukura”tha në fund të fjalës së tij ministr Limaj.

 

Realizimin e këtij projekti e kanë pershendetur edhe kryetari I komunsë së Ferizajit, Bajrush Xhemajli, ai i Kaqanikut Xhabir Zharku dhe kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Foto Galeria

Video Galeria