Limaj, Kuqi, Rexhepi dhe Rifat Jashari përuruan rrugën Suhodoll-Vidimiriq të pjesës veriore të Mitrovicës

Numri i rrugëve të reja të cilat po realizohen duke u asfaltuar për herë të parë po vazhdon në gjithë Kosovën, një rrugë e re e sapoasfaltuar sot, iu shtua edhe pjesës veriore të komunës së Mitrovicës.

 

Sot, ministri i Ministrisës së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj së bashku me zv.kryeministrin e Kosovës Hajredin Kuqi, kryetarin e Kuvendit të Komunal të Mitrovicës Bajram Rexhepi dhe Rifat Jashari, në një solemnitet të organizuar, përuruan rrugën  re të sapondërtuar Suhodoll-Vidimiriq, të komunës së Mitrovicës.

 

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, lidhur me rëndësinë e realizimit të këtij projekti deklaroi:” Sot është një ditë e shënuar, jo vetëm për rajonin e Mitrovicës, kjo rrugë ka kuptim jo vetëm në integrimin ekonomik, kulturor e kuptime të tjera. Investimet të cilat po bëhen në të gjitha anët e Kosovës,në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në veçanti në pjesën veriore të vendit tonë kanë një kuptim të veçantë, për integrimin politik dhe administrativ të vendit tone”.

 

“E përgëzoj ministrin Limaj, për punën që po e bënë, në çdo rajon të Kosovës, por edhe në këtë pjesë. Puna e cila po bëhet jo vetëm se e ka kuptimin e një pune për të lidhur vendbanimet por ka disa standarde që mund të them lirisht se mund të krahasohen me ato përendimore”, pohoi Kuqi.

Kuqi gjithashtu premtoi se projektet për këtë pjesë nuk do të ndalen. Nuk do të ketë mundësi që të hartohen projekte që i përgatit kjo komunë dhe nuk do të plotësohen.    

 

Ministri Limaj, para mediave të pranishme në këtë përurim theksoi:” Mendoj që sot e kemi ndarë gëzimin së bashku me banorët e këtyre fshatrave, nuk ka nevojë të spjegohet se sa ka qenë e nevojshme kjo rrugë për këta banorë. Kjo tregon se shteti i Kosovës, por shtrinë dorën aty ku ka nevojë qytetari, ne jemi këtu për t’i zgjidhur probelemet e qytetarëve tanë për ta bërë jetën sa më të mire”.

 

Limaj poashtu vlerësoi :” Ky projekt në këtë fshat, jo vetëm se ka vendosur që këta banorë të qëndrojnë edhe më tutje në fshatin e tyre, për shkak të bukurive që ka ky vend, jam i bindur se do t’i inkurajojjë edhe shumë të tjerë për të ardhur dhe kaluar vikendet dhe pikniqet në këtë pjesë të bukur të vendit tonë.. Puna e cila po realizohet në Mitrovicë nuk do të ndalet, kjo është mënyra më e mirë për ta dashur vendin, për të investuar në të dhe për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Kosovës”.

 

Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Bajram Rexhepi, falenderoi Qeverinë e Kosovës dhe ministrin Limaj për projektet të cilat por arrijnë të përfundohen në këtë komunë.

Me këtë rast rexhepi tha: “Premtimet e dhëna kjo qeveri i ka plotësuar tërësisht, duke e ofruar gatishmërinë që të investohet në Mitrovicë përkatësisht në pjesën veriore, ku çdo projekt e ka rëndësinë e vet por këtu e ka rëndësinë e shumëfishtë, për arsye sepse bëhet integrimi i mirëfilltë”.

 

Projekti i asfaltimit të rrugës Suhodoll-Vidimiriq, ka kushtuar mbi 600 mijë euro ndërsa rruga ka një gjatësi prej 5 kilometrash, të cilin projekt e ka financuar Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

 

Foto Galeria

Video Galeria