Lekaj udhëton për në Greqi

Prishtinë, 16 dhjetor 2018

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën do të udhëtojë për në Athinë të Greqisë, me ftesë të homologut grek Christos Spritzis.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Republikës Helene, Lekaj do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, me të cilët do të diskutojë bashkëpunimin e deri tanishëm Kosovë – Greqi dhe mundësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

 

Foto Galeria

Video Galeria