Lekaj njofton KSTRr-në për projektin e ITS-it

Prishtinë, 9 nëntor 2018

 

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRr), i udhëhequr nga ministri Pal Lekaj, mbajti mbledhjen e radhës me ç ‘rast u diskutua implementimi i projekteve për rritjen e sigurisë rrugore, me theks të veçantë gjatë natës. 

 

Anëtarët u njoftuan detajisht edhe për projektin e Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS) që do të ketë ndikim të madh në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor. Mes të tjerash, Lekaj theksoi se ky sistem do të ofroj menaxhim të rrugëve sikurse në vendet evropiane. Ai kërkoi bashkërendim të obligimeve nga të gjitha institucionet me qëllim të funksionimit të suksesshëm të ITS-it. 

 

Më tutje, Lekaj tregoi edhe për punën e madhe që po bëhet drejt finalizimit të ndriçimit të autostradave, kyçjeve dhe hyrjeve të qyteteve, proces ky i neglizhuar në vitet e kaluara. Ai njoftoi edhe për riparim të sistemit të ndriçimit në autostradën \"Ibrahim Rugova\" që kohë më parë ishin vjedhur pjesët e saj. Prandaj kërkoi nga organet e rendit bashkëpunim për siguri të aseteve infrastrukturore. 

 

Ndërsa anëtarët KSTRr-së, me diskutimet e tyre vunë në pah edhe një sërë masash që duhen ndërmarrë në transportin publik të udhëtarëve, infrastrukturën rrugore që të jetë kompatibile me trendet në rritje të numrit të banorëve, masave edukuese dhe disiplinimin e të gjithë atyre faktorëve që ndikojnë në rënien e sigurisë në trafikun rrugor.

Foto Galeria

Video Galeria