Kryeministri Thaçi dhe ministri Limaj përuruan hapjen e panairit
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj, përuruan sot hapjen e panairit të gjashtë me radhë të Teknologjisë Informative.
Me rastin e hapjës së këtij panairi, kryeministri Thaçi tha:? Qeveria e Kosovës është e zotuar dhe e përkushtuar për ta përkrahur sektorin e teknologjisë Informative. Se Teknologjia Informative ka një rëndësi të veçantë shihet se sot ky panair organizohet nën patronatin e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, vlerësoi kryeministri Thaçi. Kryeministri Thaçi, gjithashtu theksoi se në kuadër të programit të Qeverisë së Kosovës 2008-2011, është paraparë E-Qeverisja si politikë parësore në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të qeverisjës elektronike. Qytetarëve por edhe bizeneseve do tu ofrohen shërbime më efikase përmes qeverisjës elektronike, premtoi kryeministri Thaçi. Ndërsa ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit lidhur me rolin dhe rendësinë e këtij panairi, pohoi:? Ne edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë me partneritetin publiko-privat të kompanive të kësaj lëmie, që në të ardhmen ky panair të mos jetë vetëm panair vendor por me mbështetjen e qeverisë do të bëhet tradicional në mënyrë që në të ketë edhe pjesëmarrës nga rajoni dhe vendet tjera?. ?Në këtë drejtim edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë mbeshtejet institucionale e veçanërisht mbështetja e MTPT-së, për faktin se Teknologjia Informative dhe zhvillimi i saj është prioritet i Qeverisë së Kosovës, pasi që përmes kësaj lëmie lidhet edhe e ardhmja e Kosovës dhe të rinjëve të vendit tonë? tha ministri Limaj. Në hapjen e këtij panairi të pranishëm ishin edhe ministri i MEF-it Ahmet Shala, ministri i MSHP-së Arsim Bajrami, ai i MTI-së Lufti Zharku. Ky panair për herë të parë organizohet nën patronatin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.