Kryeministri Thaçi dhe ministri Limaj morën pjesë në përurimin e tunelit të Kalimashit

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, morën pjesë në përurimin e tunelit të Kalimashit, i cili tunel është pjesë e projektit të Autostradës Durrës-Morinë.

Limaj

 

 

 

 

 

 

 

 



Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e përurimit të njërit krah të autostradës Durrës-Morinë, përkatësisht tunelin e Kalimashit, tha:
' Kam sjellë mesazhin e urimit dhe përgëzimit, të Qeverisë së Kosovës, dhe qytetarëve të saj, pasi që sot është një ditë e madhe për gjithë shqiptarët kudo që janë'.

Kryeministri Thaçi, gjithashtu theksoi se gjatë kohës së luftës së UÇK-së, kjo rrugë është kaluar këmbë duke sjellë armatim për ta çliruar vendin nga okupatori serb.

Kreu i ekzekutivit gjatë fjalës së tij pohoi:' Tirana dhe Prishtina janë më afër njëra-tjetër si kurrë më parë dhe se kështu do të jenë përgjithmonë. Element i kësaj afërsie është liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës. Kosova e pavarur, Shqipëria në NATO, tash ndërtojmë autostrada', ka thënë Thaçi, duke përgëzuar kryeministrin Berisha, Qeverinë dhe popullin shqiptar për realizimin e kësaj kryevepre kolosale, me dëshirat për integrime kombëtare dhe euroatlantike.

Thaci-Berisha

 

 


Kreu i Qeverisë së Kosovës, poashtu tha se hapja e autostradës Durrës-Morinë do të jetë një shtytje për zhvillimet ndërsjella Kosovës-Shqipëri, duke u zotuar se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.

Thaçi po ashtu theksoi se kjo autostradë është rruga për një të ardhme më të mirë të popullit shqiptar, duke i integruar në institucionet më të larta evropiane dhe vendore.

Kryeministri i Kosovës u zotua se për një kohë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë edhe në pjesën e Kosovës, Vërmicë-Prizren-Prishtinë.


Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se hapja e tunelit të Kalimashit është pjesë e realizimit të një projekti madhor të Shqipërisë, dhe ka shtuar ky është tuneli i bashkimit të kombit, i cili dëshmon se nuk ka male dhe as pengesa që mund të ndajnë i shpirtërisht e as fizikisht kombin shqiptar.

Tuneli

Rreshen

Ura

Rruga

Foto Galeria

Video Galeria