Kryeministri Mustafa, ministri Zharku dhe kryetari Sfarqa inauguruan fillimin e punimeve të unazës së jashtme në Ferizaj

Prishtinë, 24 nëntor 2016

  

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa dhe disa deputetë të Parlamentit të Kosovës inauguruan fillimin e punimeve në ndërtimin e unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive – Kosinë – Llojza – Dremjak – Nerodime – Manastirc – Zaskok – Greme – Topojan).

 

Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka ky projekt për qytetin e Ferizajt dhe rëndësinë e shtendosjes së madhe të qyteteve të mëdha nga komunikacioni i ngarkuar.


“Qyteti i Ferizajt është zhvilluar shumë dhe është një ndërmarrje shumë e madhe që të krijohet kjo unazë në mënyrë që të parandalohet kjo bllokadë në qytet dhe që të mundësohet një qarkullim më i lirshëm”, tha kryeministri Mustafa.


Kryetari Sfarqa falënderoi Qeverinë e Kosovës përkatësisht Ministrinë e Infrastrukturës për këtë investim shumë të domosdoshëm për komunën e Ferizajt. Ndër të tjera, kryetari Sfarqa tha se kjo arterie shumë e rëndësishme do të lidh këto lokacione dhe do të mundësojë qarkullimin më të mirë të njerëzve dhe mallrave, duke shmangur qarkullimin brenda qytetit të Ferizajt.

Ky projekt, i cili  do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës ka vlerë prej 2,865,167.20 eurosh, gjatësi prej 30 kilometrash, gjerësi prej 6 metrash dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash. 

Foto Galeria

Video Galeria