Kosova e pastër, obligim i të gjithëve

Prishtinë, 15 shtator 2018


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me punëtorët e këtij institucioni, kanë filluar aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.  E planifikuar e gjithë puna në një plan të detajuar, punëtorët e MI-së, bashkë me ekipet e kontraktuara gjenden gjithandej Kosovës, duke kontribuar në pastrimin e vendit.


Këtë aksion që zë vend në mbi 200 shtete të botës, MI do të vazhdoj të përkrah për aq sa zgjatë, deri me 15 dhjetor. Ndërsa përkushtimin për rrugë të pastra në mbarë Kosovën, e përmbush në 365 ditë të vitit.

Foto Galeria

Video Galeria