Kompania ajrore Wizz Air e ka hapur bazen e dytë ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtinës “Adem Jashari”
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, njoftoi se, ende pa u bërë dy muaj nga hapja e bazës së parë të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompania ka hapur edhe bazën e dytë në aeroportin tonë.
Me zgjerimin e operimeve, nga Prishtina shtohen pesë linja të reja drejt:
- Frankfurtit
- Berlinit
- Hamburgut
- Malmö-s
- Triestes
Këto linja krijojnë më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët dhe kontribuojnë në zhvillimin e turizmit, biznesit dhe ekonomisë së vendit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë akterët relevantë, me synimin që Kosova të jetë edhe më e lidhur me Evropën dhe qytetarët të kenë mundësi sa më të volitshme për fluturime.










