Komiteti ndërministror shpalli 7 kompani të listës së ngushtë për projektin e Autostradës Morinë-Merdar

Në takimin e sotëm, të komitetit Ndërministror, për projektin e Autostradës Komitetit  Merdar-Morinë, të cilin komitet e udhëheq ministri i MTPT-së Fatmir Limaj dhe në të cilin takim mori pjesë edhe udhëheqësi i Bankës Botërore për Kosovë Ranjit Raynak, para përfaqësuesëve të mediave u prezantua lista e 7 kompanive të cilat kompania konsulente “Ever Sheds” i ka shpallur si kompani konkurrente,që ndonjëra prej tyre do të jetë edhe fituese e të drejtës për ndërtimin e këtij projekti madhor për Republikën e Kosovës.

Pas, mbledhjës së Komitetit Ndërministror, ministri  Limaj theksoi:” Në emër të Komitetit Ndërministror, në emër edhe të Bankës Botërore, unë dua që përmes jush, më në fund t’ua përcjelli një lajm të shumë pritur nga të gjithë qytetarët e vendit tonë, për faktin që nga sot ëndërra për realizimin e projektit madhor, për Kosovën autostrada Prishtinë-Vërmicë, po vazhdon në drejtim të fillimit të punimeve, me interesa të shumëfishta , ekonomike, kulturore, komunikuese, dhe hapjeve të korridoreve. Përfundimisht, vendit tonë t’i jep kuptimin më të mirë të fjalës, dhe të jetë urëlidhëse në mes të Ballkanit Përendimor përkatësisht Evropës, Kosova me pozitën e saj gjeografike ta merr rolin dhe pozitën e saj ashtu siç i takon dhe të dal nga izolimi i cili ka qenë”.

Sipas kretu të MTPT-së, njëherësh edhe udhëheqës i komitetit ndërministror për projektin e Autostradës Morine-Merdar, ministrit Limaj, ky komitet i ka  miratuar këto rekomandime, e që rekomandim i parë është, mënyra e financimit të këtij projekti kaq madhor të jetë përmes formës së  partneritetit publiko-privat, konkretisht që një pjesë të këtij projekti ta financojë shteti i Kosovës, ndërsa pjesa tjetër të realizohet përmes kredisë.

 

“Kjo nënkupton se shteti i Kosovës do të futet me një pjesë të të hollave, por pjesën dërmuese te kësaj autostrade do të ndërtohet përmes kredive, e si do të sigurohen kreditë kjo do të jetë pjesë e konstruktit financiar që ne do të vazhdojmë të hulumtojmë dhe ta realizojmë” tha ministri Limaj.

 

Ndërsa rekomandimi i dytë nga kompania konsulente, sipas ministrit Limaj, është se nga 30 kompani sa kanë konkurruar për shpehjen e interesit, kompania konsultuese ka propozuar që në listën e ngushtë të jenë këto 7 kompani: :Alpina( kompani austriake), Bektel-Enka (amerikano-turke), Makioll ( turke), Pizaroti (italiane), Por (austriake), Shtrabak(austriake) dhe Terna ( greke).

 

Ministri Limaj, gjithashtu theksoi do të garantoj se edhe më tutje për këtë proces  që do të jetë transparent, projekti do të realizohet sipas standardeve evropiane ashtu si është paraparë dhe ashtu siç kompani konsultuese do të përgatitë dokumentacionin.

 

“Me ndërtimin e kësaj autostrade veni ynë, përveç sigurimit të daljës në bregdetin Adriatik, do të përfitoj edhe në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Në planin afatshkurtër, do të arrihet punësimi i mbi 3000 punëtorëve brenda vendit tonë, pastaj ndërtimi i kësaj autostrade do t’i jep zhvillim të mënjehershëm zonave nga do të kalojë kjo autostradë. Pa dyshim ky investim kaq i fuqishëm i vendit tonë do të ketë ndikim të ndjeshëm në xhidipinë (GDP) e vendit tonë” vlerësoi ministriLimaj.

 

Sipas ministri Limaj:”Ajo që është me rëndësi në realizimin e këtij projekti është se ne do të vazhdojmë që fuqishëm t’i mbrojmë interesat e vendit tonë, dhe kjo autostradë do të paguhet nga vetë taksapaguesit e Kosovës, dhe për këtë ne jemi të obliguar që deri në fund të mbrojmë interesat e tyre” .  

 

Në këtë konferencë ministri Limaj bëri të ditur se Kosova para 25 shtatorit do ta hap ofertën e saj për fillimin e ekzekutimit të punimeve në autostradën Prishtinë-Vërmicë.

 

Ndërkaq, shefi i Bankës Botërore, Ranjit Raynak, gjatë fjalës së tij përgëzoi ministri Limaj dhe Ministrinë të cilën e drejton, për këtë projekt madhor për Kosovën. Ndërsa formën e financimit si partneritet publiko-privat e quajti si më të përshtatshëm pasi që në realizimin e këtij projekti nuk do të ketë ndikim në buxhetin e vogël të Kosovës, siç e quajti Raynak.

 

 “Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë projekt nga afër, ndërsa caktimi i komëpanive në listën e ngushtë Mendoj se është me vend sepse këto kompani mund të llogariten si më të fortat në rajon” tha Raynak.

 

Përfaqësuesi i kompanisë konsulente ‘” Every Shids” Erion Berisha, theksoi se kemi bërë disa studime dhe humumtime mbi raportet dhe studimet që qeveria kosovare i ka pasur në dispozicion të cilat janë bërë edhe nga nje kompani gjermane edhe më parë.
“Po bëjmë shqyrtimin e kosotos, që të jemi sa më të saktë në çmimin e saj dhe të mbrojmë deri në fund interesta e taksapaguesëve kosovar”, pohoi Berisha.
 

Foto Galeria

Video Galeria