Kanë filluar punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, asfaltimi pritet që të bëhet më 27 qershor 2026
Prishtinë,
25 qershor 2026
Ju njoftojmë se kanë filluar punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.
Këto punime me një intenzitet të lartë do të zhvillohen sot dhe nesër, ndësa pasnesër më 27 qershor 2026pritet që të bëhet asfaltimi I kësaj pjese të rrugës.
Siç ju kemi njoftuar për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim.
Kërkojmë nga qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim nga ana e tyre dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.
Aapelojmë tek ngasësit e automjeteve që gjatë këtyre ditëve të respektohet sinjalizimi rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Ju falënderojmë të qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe sanimin e këtyre dëmtimeve në këtë rrugë.










