Ka filluar fushata rajonale për sigurinë rrugore me moton “Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë”
Ka filluar fushata rajonale për sigurinë rrugore me moton “Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë”, e cila ka të bëjë me rritjen e nivelit të sigurisë në nivel të vendit tonë, të cilën e ka organizuar Komiteti I Transportit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
Në fjalën e tij TÄlis Linkaits, Drejtor, Sekretariatit të Komunitetit të Transportit theksoi:”Ne do të vazhdojmë të ofrojmë udhëzime dhe të lehtësojmë bashkëpunimin teknik për të ndihmuar autoritetet kompetente të shndërrojnë prioritetet e dakorduara të sigurisë rrugore në përmirësime praktike që mbrojnë jetët.
Emri i fushatës mbart një mesazh të thjeshtë. Të marrësh një moment për të lidhur rripin e sigurimit, për të siguruar një fëmijë siç duhet ose për të vendosur dhe fiksuar një kaskë mund të bëjë një ndryshim të qëndrueshëm në të ardhmen e një familjeje.
Mesazhi ynë për çdo përdorues të rrugës është i thjeshtë: vendosni rripin e sigurimit, mbroni fëmijët tuaj dhe vendosni helmetën tuaj kur udhëtoni. Çdo udhëtim meriton atë moment kujdesi”.
Ndërsa zëvendësministri I Infrastrukturës dhe Transportit Zef Morina tha se: “Në Republikën eKosovës, siguria rrugore mbetet një nga prioritetet tona institucionale. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportiti është e përkushtuar që në bashkëpunim me institucionet përgjigjëse të vazhdojë punën në përmirësimin e legjistlacionit dhe mekanizmave për ttitjene sigurisë rrugore. Në këtë drejtim rëndësi të veçantë ka përmirësimi I infrastrukturës, forcimi I mbikqyrjes dhe edukimi I pjesëmarrësve në trafik dhe zbatim I vazhdueshëm I rregullave të komunikacionit. Një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet shoferëve të rinj, këmbësorëve, ciklistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në trafiktë cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut”.
Ndërsa nënkoloneli nga Policia e Kosovës, Jeton Rexhepi në fjalën e tij vlerësoi: “Bazuar në raportet e publikuara nga Komunitetit i Transportit në vitet e fundit (2022-2025), Kosova radhitet më mirë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor sa i përket numrit të personave të vdekur për 1 milion banorë.
Gjithashtu vitet e fundit janë bërë plotësim/ndryshime në Ligjet që rregullojnë fushën e trafikut ku janë të përfshira kundërvajtjet të cilat paraqesin rrezik potencial për jetën e njeriut e ku është bërë ndryshimi sa i përket përdorimit të rripit të sigurisë, mos përdorimit të telefonit mobil gjatë ngasjes, ulëses së sigurisë për fëmijë dhe rritjes së ndëshkimeve për personat që nuk respektojnë ligjin.
Policia e Kosovës edhe në të ardhmen në koordinimin dhe bashkëpunim me institucionet vendore, ndërkombëtare, mediat e qytetarët do të angazhohet në ofrimin e sigurisë për të gjitha pjesëmarrësit në trafik”.
Gjatë lansimit të kësaj fushate u prezantuan disa video të cilat kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin rrugor .















