Hekurudha Durrës–Prishtinë, investim që fuqizon ekonominë dhe na bashkon edhe më tej si komb
Sot në Tiranë, takova homologun tim, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, z. Enea Karakaçi.
Gjatë takimit diskutuam për realizimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Kosovën dhe Shqipërinë, Hekurudhën Durrës–Prishtinë.
Ministrit Karakaçi i shpreha përkushtimin e plotë të Kosovës për ta jetësuar këtë projekt strategjik, pavarësisht sfidave dhe kostos që kërkon.
Bashkë u dakorduam se kjo linjë hekurudhore me impakt për tërë Evropën Juglindore do të shërbejë si lidhje e mëtutjeshme kombëtare dhe si korridor i ri zhvillimi mes dy vendeve. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë do t’i afrojë më shumë qytetarët tanë, do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe rritë potencialin ekonomik të të dy vendeve.
Projektet që bashkojnë shqiptarët janë investime në dobi të të ardhmes tonë të përbashkët e me fryte që do t’i gëzojnë edhe pasardhësit tanë.
Kliko VIDEO










