Hapet për qarkullim rruga rajonale Brezovicë – Prevallë

8 janar 2017

Rrugët nacionale dhe rajonale vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.
Të gjitha ekipet janë në teren duke vazhduar punën për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin, për një siguri maksimale në komunikacion.
Rruga rajonale Brezovicë – Prevallë është hapur, ndërsa po vazhdohet të punohet për zhbllokimin e rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion duke respektuar rregullat e përcakuara me Ligj.
 

Foto Galeria

Video Galeria