Hapet për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

9 janar 2017

 

Është hapur për qarkullim rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.  


Tani, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend janë të qarkullueshme.


Kompanitë e kontraktuara nga MI, menaxherët rajonalë dhe ekipet tjera të MI-së po vazhdojnë monitorimin dhe punën për pastrimin e të gjitha rrugëve duke lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion.


Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit.

 

Foto Galeria

Video Galeria