Hapet për qarkullim njëra korsi në rrugën Nacionale N2, në Grykë të Kaçanikut

24 Mars Kaçanik,

 

Sot, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga Nacionale N2, më saktësisht, në grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës i betonit) në vendin e njejtë ku ditë më parë ka pasur rrëshqitje të gurëve. 

Sipas informatave nga tereni, për momentin është hapur për qarkullim njëra korsi e rrugës.

Kompania e mirëmbajtjes ka vëndosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.

 

Për çdo detaj do të informoheni me kohë.

 

Foto Galeria

Video Galeria