Filluan punimet për renovimin e pesë urave në magjistralen Prishtinë-Shkup

Sot, filluan zyrtarisht punimet për renovimin e pesë urave në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup, të cilat janë ndër urat më të mëdha në vendin tonë. Këto punime fillimisht janë inauguruar në urën që lidh komunën e Kaçanikut me atë Hanit të Elezit.

Fillimin e këtyre punimeve të renovimit e bënë zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Këshillit Evropian.

Me rastin e fillimit e punimeve për riparimin e këtyre urave, zëvendësministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, theksoi:” MTPT-ja gjatë viti që lamë pas ka arritur të realizojë rreth 200 projekte të infrastrukturës rrugore, apo 618 rrugë të reja të asfaltuara në vendin tonë“.
Zv.ministri Grabovci, poashtu falenderoi Këshillin Evropian për ndihmën e ofruar deri më tani si dhe për projektet të cilat po i finacon edhe tash në Kosovë.

Grabovci, gjithashtu theksoi se për të realizuar qëllimin tonë të hyrjës në BE, ne patjetër duhet ta përmbushim me sukses përmirësimin e infrsatrukturës rrugore.

Ndërsa Renzo Davidi, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Këshillit Evropian, theksoi:” Ky riparim do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të Kosovës. Magjistralja M2 është shumë e ngarkuar, andaj është qenësore që ajo t’I përmbushë standardet e nevojshme për funksionimin e saj”.

Renovimi i këtyre urave do të kushtojë 7 milionë euro dhe do të financohet nga këshilli Evropian, proekti i riparimit të këtyre urave është në harmoni me standardet evropiane për trafik të ngjeshur dhe standardet evropiane relevante ushtarake.

Foto Galeria

Video Galeria