Filloi puna në zgjerimin e Dollc-Gjakovës

Prishtinë, 15 mars 2019

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë, segmenti i parë, me gjatësi rreth 5 kilometra dhe që ka kosto mbi 4 milionë euro.  

 

Me këtë rast i pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, theksoi se kjo rrugë përveç se do ta lehtësoi qarkullimin e qytetarëve, do ta bëjë këtë anë më atraktive për investime, sepse infrastruktura është thelbi i zhvillimit ekonomik.

 

I pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal  Lekaj, pos tjerash tha se fillimi i këtij projekti është dëshmi se Qeveria Haradinaj i mbanë premtimet e dhëna dhe gjithmonë prioritet ka interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve në mbarë vendin.

 

Kjo rrugë në total ka gjatësi prej 31 kilometra dhe kosto e përgjithshme e saj është 57 milionë euro. Ajo do të bëhet me katër korsi si dhe me infrastrukturën përcjellëse sipas standardeve të parapara për këtë kategori rrugësh. 

Foto Galeria

Video Galeria