Filloi asfaltimi i segmentit të rrugës Marinë-Tërstenik

Prishtinë, 28 shtator 2018


Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci, të premten vizitoi fillimin e asfaltimit të rrugës Rajonale R129, segmenti Marinë-Tërstenik, Loti i dytë, në gjatësi prej 3 kilometrash.


Ky projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe bënë pjesë në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, për modernizimin  e rrugëve anë e kënd Republikës së Kosovës.


Ministri Lekaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektojë dinamikën e paraparë të punës dhe implementim të detajuar të projektit në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë me kohë dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse.

Foto Galeria

Video Galeria