Demant mbi lajmin se Departamenti i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës udhëhiqet nga dy drejtues

Prishtinë, 19 dhjetor 2018


Duke iu referuar lajmit të publikuar nga “Koha Ditore” më datë 16.12.2018 dhe më pas transmetimit të të njëjtit nga televizioni nacional “KOHAVIZION”, edicioni qendror i lajmeve të datës 16.12.2018, se Departamenti i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), udhëhiqet nga dy zyrtarë në të njëjtën kohe, Ministria e Infrastrukturës dhe Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie lëshon këtë:


DEMANT


Njoftojmë mediat dhe publikun e gjerë se Departamenti i Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës , udhëhiqet nga vetëm një zyrtar ashtu siç parashihet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civil të Kosovës dhe organogramin e institucionit.


Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit Publik në MI është Znj. Valmira Bllaca që nga momenti i shkarkimit të Z. Nexhat Krasniqi dhe ajo po i kryen detyrat e veta në zyrën e saj, e jo nga zyrja e sekretarit ashtu siç thuhet në artikull dhe në kronikë.


Është e vërtetë se Z. Krasniqi ka paraqitur ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës, por që e njëjta është hedhur poshtë si e pa lejuar nga ky institucion me anë të vendimit me A. Nr.745/2018 të datës 10.12.2018. Z. Krasniqi nuk është në detyrë që nga dita kur Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, e ka pushuar atë nga vendi i punës dhe pozita e tij si Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit Publik, për të cilin jeni informuar gjatë konferencës së mbajtur për këtë rast më datë 20.11.2018.

Foto Galeria

Video Galeria