Besian Hysaj caktohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të KANS

 Me përfundimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të KANS, Ministri Basha, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Mbikëqyrës sipas Ligjit, së bashku me Ministrin e Financave, z. Hekuran Murati, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, kanë mbajtur mbledhjen e Këshillit dhe kanë vendosur që z. Besian Hysaj të caktohet Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror.


Z. Hysaj është caktuar në këtë pozitë për një periudhë prej gjashtë muajsh, me mundësi vazhdimi, deri në përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm.


Me këtë vendim garantohet vazhdimësia e drejtimit dhe funksionimit të rregullt të KANS, duke shmangur krijimin e vakumit institucional në një fushë me rëndësi të lartë për sigurinë dhe rregullsinë e trafikut ajror në Republikën e Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria