Asfaltohet rruga e fshatit Poliçkë të Dardanës-vendlindja e heroit tonë Kadri Zeka

Ministri i Infrastrukturës me bashkëpunëtorë, dhe me vellaun e heroit Kadri Zeka- Shaip Zeka, deputetet Hidajet Hyseni dhe Zenun Pajaziti dhe kryetari i Dardanës Begzat Sinani, përuroi sot rrugën e re të asfaltuar të fshatit
Poliçkë, të komunës së Dardanës. Përurimi i rrugës së re përkon me shënimin e rënies së së heroit Kadri Zeka.

Me këtë rast ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha:” Sot ndihem shumë I privelegjuar dhe I nderuar,që përmes nëprojekti të Qeverisë së vendit tonë,  realizuar përmes Ministrisë së Infrastrukturës, kemi arritur deri te memoriali I Kadri Zekës dhe të gjithë atyre të tjerëve që kanë dhënë jetën për lirinë e vendit tonë, lirinë që ne sot e gëzojmë. Ne kemi bërë një punë të vogël, karshi veprës së devotshme të heronjëve dhe dëshmorëve tanë,karshi verprave të Kadri Zekës,Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës“.

Kjo rrugë do të lehtësojë jetën e banorëve të kësaj anesi dhe do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të kësaj pjese të vendit tonë, vlerësoi Mujota.

Rruga e re e sapo peruruar kanjë gjatësi rreth 5.5 kilometra, dhe vlerë financiare mbi 600 mijë euro, të cilën e ka financuar Ministria e Infrastruktures.

Foto Galeria

Video Galeria