Ministria e Infrastrukturës me datën 31.03.2015 prej orës 10:00 deri në ora 16 :00 do t’a mbyllë rrugën nacionale N2 Hani i Elezit – Prishtinë në Grykën e Kaçaniku

Ju njoftojmë se Ministria e Infrastrukturës me datën 31.03.2015  prej orës 10:00 deri në ora 16 :00 do t’a mbyllë rrugën nacionale  N2 Hani i Elezit – Prishtinë në Grykën e Kaçanikut me qëllim të largimit të erodimeve,pasi që njëra korsi e saj është jashtë funksionit. Për t’u kryer kjo punë nga kompania e mirëmbajtjes në Rajonin e Ferizajt,përveç Policisë së Kosovës e cila duhet të na mbështetë në menaxhimin e trafikut duke e orientuar atë në drejtim të rrugës rajonale Glloboçicë-Doganaj, rruga nacionale Hani i Elezit-Prishtinë në Grykën e Kaçanikut do të jetë e mbyllur për 6(gjashtë) orë  dhe se trafiku do të zhvillohet rrugës alternative për Glloboçicë.

 

 

Njofton:

 

Ministria e Infrastrukturës

Foto Galeria

Video Galeria