Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren.
Gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në qarkullim, do të forcojë lidhjen ndërmjet këtyre zonave dhe do t’u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë dhe më të sigurt.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë mbikëqyrjen e vazhdueshme të punimeve në terren, me qëllim që projektet të realizohen brenda afateve të parapara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit.
Kliko VIDEO










