Vijojnë punët rutinore të mirëmbajtjes në autostradën “Arbën Xhaferi”
Prishtinë, 2 shtator 2020
Në kuadër të mirëmbajtjes verore, në autostradën “Arbën Xhaferi” po zhvillohen aktivitete të punëve rutinore.
Përgjatë segmentit Konjuh-Doganaj po bëhet prerja e barit dhe vegjetacionit nga pjerrtësitë e skarpateve (mbushjeve dhe gërmimeve), pastrimi i kanaleve të betonit dhe kanaletave, pastrimi i sipërfaqes qarkulluese nga vegjetacioni i prerë, largimi i shkurreve, pastrimi i lagunave dhe baseneve dhe vendosja e symaceve (katadiopterëve) në pahitë elastike anësore.
Ministria e Infrastrukturës po kujdeset për rrugë të pastërta.