Vazhdojnë investimet ne infrastrukturen rrugore për gjatë brezit kufitar ne Kamenicë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, po realizon projektin për ndërtimin e rrugëve përgjatë brezit kufitar, të ndarë në tri lote.
Projekti përfshin gjithsej 15.04 kilometra rrugë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 4.8 milionë eurosh.
Vetëm Loti 3, në segmentin Shahiq–Sfircë, përfshin 6.86 kilometra rrugë, me investim mbi 2.1 milionë euro.
Realizimi i këtij projekti synon përmirësimin e lidhjeve ndërmjet fshatrave, lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe rritjen e qasjes institucionale në zonat kufitare.
Përveç rëndësisë infrastrukturore, projekti ka edhe dimension strategjik, duke kontribuar në mobilitetin institucional dhe forcimin e sigurisë përgjatë brezit kufitar të Republikës së Kosovës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën, zhvillimin lokal dhe qasjen në zonat kufitare.
Kliko VIDEO










