Vazhdojnë investimet infrastrukturore në Komunën e Novobërdës

 Në rrugën lokale Lame–Kllokoq po realizohet rikonstruktimi i një segmenti me gjatësi prej 3.4 kilometrash, me vlerë investimi prej rreth 688 mijë eurosh.


Punimet janë duke avancuar, ndërsa javën e ardhshme pritet të fillojë asfaltimi i rrugës. Projekti përfshin edhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, me qëllim rritjen e sigurisë për banorët dhe të

 gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit vazhdon me investime konkrete në të gjitha komunat, duke lidhur vendbanimet, përmirësuar infrastrukturën dhe rritur sigurinë rrugore për qytetarët.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria