Rruga Rakosh–Cërkolez drejt përfundimit

 Pas adresimit të disa problemeve që kishin ndikuar në ecurinë e punimeve, projekti për ndërtimin e rrugës rajonale R221, në segmentin Rakosh–Cërkolez, po avancon me ritëm të shpejtë drejt përfundimit.


Aktualisht po vazhdojnë punimet në terren, ndërsa MIT është në koordinim me KEDS-in për zhvendosjen e disa shtyllave elektrike, të cilat pamundësojnë realizimin e plotë të trotuarit në disa pjesë të segmentit.


Ministria po përcjell nga afër ecurinë e projektit dhe, në bashkëpunim me të gjithë akterët përgjegjës, po adreson pengesat në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe rruga të jetë plotësisht e gatshme për qytetarët.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria