Rruga Livadhet e Istogut – Mokne
Siç kemi njoftuar më 3 shtator, në fazën e dytë të projektit kishin mbetur edhe 1.7 kilometra për asfaltim të shtresës së parë. Kjo pjesë kishte përfunduar dhe këto ditë ka vazhduar asfaltimi i shtresës së dytë.
Nga gjithsej 11.9 kilometra të fazës së dytë, deri tani janë asfaltuar 7.1 kilometra me shtresën e dytë të asfaltit, ndërsa kanë mbetur edhe 4.8 kilometra.
Punimet po zhvillohen me dinamikë të mirë dhe projekti, me gjatësi totale prej 19.17 kilometrash dhe vlerë investimi prej 3.7 milionë euro, pritet të përfundojë tërësisht brenda këtij viti, ashtu siç kemi paralajmëruar.
Po e çojmë deri në fund një projekt të rëndësishëm për qytetarët dhe turizmin malor të Komunës së Istogut, për një rrugë më të sigurt dhe më të mirë të lidhjes drejt Moknes.
Kliko VIDEO










