Rruga Kaçanik – Kërbliq – Viti po i afrohet përfundimit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, vizitoi nga afër punimet në rrugën Kaçanik – Kërbliq – Viti, një investim i Ministrisë me vlerë mbi 2 milionë euro, gjatësi rreth 11 kilometra dhe gjerësi
5 metra.
Punimet kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa aktualisht po vazhdon asfaltimi i gjysmës së mbetur të rrugës, duke e sjellë projektin shumë pranë përfundimit të plotë.
Përveç përmirësimit të lidhjes dhe qarkullimit për banorët e zonës, kjo rrugë krijon mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe bizneseve lokale, duke lehtësuar qasjen drejt bukurive natyrore të Kërbliqit,
përfshirë edhe dy ujëvarat e fshatit.
Qeveria Kurti vazhdon investimet në zonat malore, me qëllim lidhjen më të mirë të vendbanimeve, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik e turistik.
Kliko VIDEO













